Press Online
MAQEDONI

Sela: Zaev zgjodhi të largohet sot për t’ju shmangur pyetjeve të deputetëve për skandalet e fundit të kësaj Qeverie

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Brifingu i Mëngjesit” i pyetur se çfarë mendon për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev tha se ka pasur skepticizëm se do ta mbajë fjalën e dhënë, ndërsa sipas tij ky skepticizëm nuk ka qenë vetëm tek opozita por edhe tek vet përkrahësit e tij.

Ai tha se Zoran Zaev dorëheqjen duhej ta jepte një ditë më vonë dhe jo sot kur mbahen pyetjet e deputetëve, ngase është bë një kohë e gjatë ku deputetët nuk mund të parashtrojnë pyetje pushtetit për siç tha ai, skandalet që po ndodhin.

 

“Ne kemi pyetje që janë drejtuar drejt pushtetit, ministrave, shumë punëve që po ndodhin këtyre ditëve, ja mbrëmë përsëri u lirua nga burgu nga Sasho Mijallkov, këto gjëra nuk ndodhin rastësisht, ditë më parë kishte listë të personave që duhet të amnistohen por të cilët assesi nuk meritojnë të amnistohen nga ana e presidentit dhe shumë skandale tjera që ne presim t’i themi aty ku e kanë vendin”, ka deklaruar Sela.

Sela tha se nuk e ka të qartë se përse ai duhej të largohej me simbolikën duke shkelur mbi kuvendin dhe mbi demokracinë e shtetit.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press