Press Online
MAQEDONI

Zaevi i drejtohet popullit: Kisha nderin të jem në shërbimin tuaj

Demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time, e marrë përgjegjësinë dhe lë shembull për detyrën ndaj qytetarëve për liderët e ardhshëm por edhe e jap kontributin në përforcimin e kapacitetit demokratik të shtetit, theksoi kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev në publikimin në Fejsbuk, duke informuar se e ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“E kisha nderin që kam mundur të jem në shërbimin tuaj dhe që e pata besimin e shumicës së popullit në katër vitet e kaluara”, potencon Zaev në publikim.

Ai ka potencuar se dëshiron t’i falënderojë deputetët në Kuvend, në këtë dhe në përbërjen paraprake, anëtarët e dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandateve të tij dhe qytetarët e shtetit tonë.

“U dëshiroj mirëqenie dhe prosperitet të gjithë qytetarëve tanë, të gjitha bashkësive, të gjithë popullit tonë”, shton në publikimin në profilin e tij në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press