Press Online
MAQEDONI

Buxheti vjetorë i Tetovës, Kasami organizon debat publik pret propozimet e qytetarëve

Komuna e Tetovës do të pres propozimet e qytetarëve që më pas të miratojë propozim buxhetin për vitin 2022. Njoftimi për organizimin e debatit publik është bërë nëpërmes rrjetit social meqëllim siç thonë maksimalizimin e transparencës, njofton Pressonline.mk

Nga komuna kanë ftuar të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2022.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të maksimizimit të transparencës për disponueshmërinë publike, Komuna e Tetovës organizon debat publik për buxhetin e vitit 2022. Debati organizohet në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në përpilimin e buxhetit të vitit 2022.Ftohen të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2022.Gjithmonë do të jemi të hapur për dialog konstruktiv dhe zgjidhje të përbashkëta. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e argumentuara do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm.Ditën e Hënë (27.12.2021)Ora: 13:00/Pressonline.mk

 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press