Press Online
MAQEDONI

KODI ZGJEDHOR/Listat e hapura nënkuptojnë më shumë pushtet për qytetarët

Shkup, 25 dhjetor – Nuk kishte konsensus mes partive politike për të ndryshuar modelin dhe për të kaluar në votim me lista të hapura për këshilltarët në zgjedhjet lokale, deklaroi Herolid Sakipi, një mobilizues i komunitetit dhe autor i Projektit në Konferencën “Ndryshimi i Kodit Zgjedhor – Listat e Hapura” organizuar nga Qendra për Liri “Civil”, informon PRESSonline.mk

“Sipas analizës së bërë për periudhën e kaluar, kam konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar, por se modeli i listës së hapur dhe rekomandimi në lidhje me pragun e kërkuar të nënshkrimit për kandidatët e pavarur nuk u pranua dhe se “Po zbatohen dispozitat për identifikimin biometrik të votuesve”, tha Sakipi.

Ai ka theksuar se në takimet me përfaqësues të partive parlamentare, është diskutua edhe për zonat elektorale dhe është konstatua se nevojitet një konsensus i gjerë dhe koheziv ndërpartiak, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

  • Një zonë elektorale do të mundësojë demokraci të qëndrueshme dhe futja e listave të hapura do të nënkuptojë më shumë pushtet për qytetarët në vend të partive , tha Bojan Kordalov, komunistolog – specialist për marrëdhënie me publikun dhe media të reja.

“Në ciklet e mëparshme zgjedhore qytetarët dërguan dy mesazhe shumë të qarta. E para është se nuk janë të kënaqur me ofertën politike në vendin tonë dhe duan që ajo të zgjerohet dhe përshtatet dhe e dyta është që qytetarët duan dhe votojnë për oferta më shumëngjyrëshe siç është rasti me këshillat bashkiakë. Futja e reformave të premtuara në Kodin Zgjedhor do të mundësojë një demokraci të qëndrueshme, pra do të parandalojë marrjen e pushtetit absolut të ndonjë prej partive kryesore. Sepse sa herë partitë fitonin 60 mandate në zgjedhje, përgjegjësia ndaj qytetarëve ishte shumë e ulët dhe shteti po largohej nga proceset demokratike”, theksoi Kordalov, përcjell PRESSonline.mk

Sipas tij, politikanët duhet të pranojnë se kompromisi është komponent kyç i politikës dhe se çdo qeveri në nivel lokal apo qendror duhet të bëjë kompromise me përfaqësuesit e tjerë politikë në koalicion, por edhe nga opozita. Është e nevojshme, thekson Kordalov, të ndalet narrativa komunikuese se dikush po shantazhon dikë në politikë dhe për këtë është e nevojshme që qytetarët të votojnë vetëm për një parti politike. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press