Press Online
MAQEDONI

Qeveria e re, Selmani: Jetëgjatësia, diskutabile për shumë arsye

Jetëgjatesia e shumicës së re qeveritare për ta perfunduar mandatin është diskutabile si pasojë e problemeve të shtresuara nga qeveria Zaev, i cili më shum u fokusua në planin ndërkombëtarë e më pak në problemet e brendshme sikurse korrupsioni dhe krimi i organizuar, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani.

Sipas tij situata rëndohet edhe me presionin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në periudhë të krizës energjetike dhe ekonomisë.

“E gjithë kjo qeverisë së re i le shumë detyra të trashëguara, poashtu edhe individualiteti i ri i kryeministrit të qeverisë, nuk e di sa do të ketë atë fuqinë për t’u përballur me gjitha këto sfida aktualisht. Shtojmë edhe krizën ekonomike dhe energjetike, do të shohim se të gjitha këto bëjnë një situatë shumë më të lehtë për VMRO – në e cila do të ketë hapësirë edhe me paralajmërimet e saja për dalje në rrugë”, u shpreh analisti politik Bashkim Selmani.(TVM2)

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press