Press Online
MAQEDONI

“Klub Z”, Bullgaria: Hyrja e shpejtë e Maqedonisë së Veriut në BE është e rëndësisë së madhe

Në komentin për gazetën e njohur bullgare të shtypur dhe elektronike “Klub Z”, opinionistja Kapka Todorova shkruan se edhe nacionalistët më ekstrem në Bullgari mund të mohojnë se marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut janë në interes të Bullgarisë, ndërsa ata sipas saj, mund të jenë marrëdhënie të mira vetëm në bashkësinë politike dhe ekonomike siç është Bashkimi Evropian. Për Bullgarinë, hyrja e shpejtë e Maqedonisë së Veriut në BE është e rëndësisë së madhe dhe do të sjell përfitime.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Bullgaria, sipas autores së shkrimit, fatkeqësisht në vitit e fundit çështja maqedonase është dorëzuar pseudo-nacionalistëve në Bullgari, që e shkatërrojnë marrëdhëniet e mira me Shkupin dhe shkatërruan një pjesë të madhe të arritur nga marrëdhënie në mes Shkupit dhe Sofjes. Ndërsa hidhëruese, siç thotë, që arsyeja për këtë dështim është larg idesë melankolike për histori, gjuhë të përbashkët, është e pamend pretendimet për mbi fuqi bullgare dhe të ngjashme.

Kapka Todorova është decide se nuk ka nevoj për të numëruar përfitimet për Maqedoninë e Veriut nga aspekti i pastër ekonomik dhe që sa më shpejtë të bëhet anëtare e bashkësisë evropiane. Por është jashtëzakonisht emergjente, thotë “Bullgaria të bëj gjithçka për të përshpejtuar negociatat për anëtarësimin  Maqedonisë në BE, në të kundërtën edhe ajo edhe Serbia, do të fundosen në përqafime e Rusisë dhe do të bëhet barrier në mes nesh dhe Perëndimit”.

Sipas saj, dëshmi e drejtpërdrejt për këtë është konferenca për shtyp e ministrit rus për Punët e Jashtme Sergej Lavrov para disa ditësh, në të cilën ai ja përkushtoi vëmendje të veçantë shteteve ballkanike dhe insistoi se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të dobësohet.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press