Press Online
MAQEDONI

Kovaçevski planifikon ta propozojë Qeverinë rreth 10-11 janarit

Kryetari i LSDM-së dhe mandatar Dimitar Kovaçevski planifikon që Qeverinë ta propozojë rreth 10-11 janar të vitit të ardhshëm, gjegjësisht në një afat më të shkurtër se sa është me Kushtetutë.

Në intervistën për Kanal 5 sonte Kovaçevski shtoi se parimi i përgjegjësisë do të jetë tipari i udhëheqësisë.

“Mënyra teknokratike e udhëheqjes zakonisht lidhet me dorën e fortë të qeverisjes, megjithatë për mua kjo nënkupton një merit sistem të menaxhimit, ku secili i cili kryen një funksion të caktuar politik, duhet me përgjegjësi dhe me ndershmëri  t’i kryejë detyrat e veta, në përputhje me synimet e përcaktuara. Secili, përmes shembullit personal, të punojë në interes të qytetarëve dhe të përgjigjet në rast të mosveprimit”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se nga puna e Qeverisë së re mund të pritet përkushtim të fortë të reformave ekonomike në shtet, përkushtim të fortë në përballjen me çështjet më urgjente, ndërsa këto janë sfidat e krizës globale energjetike, korrupsioni, sundimi i së drejtës, si dhe vazhdimi i rrugës për të hyrë në BE. 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press