Press Online
MAQEDONI

Osmani: Çështja me Bullgarinë është thelbësore për MPJ-në edhe në vitin e ardhshëm

Tejkalimi i dallueshmërive me Bullgarinë do të jetë nga çështjet thelbësore për MPJ-në edhe gjatë vitit të ardhshëm. Për këtë, siç tha në brifingun e sotshëm vjetor me gazetarët shefi i diplomacisë Bujar Osmani, do të fokusohemi me qëllim të tejkalimit të dallueshmërive, fillimin e negociatave, megjithatë, tregoi ai, MPJ-ja ka edhe prioritete tjera.

Në lidhje për atë se cilat janë pritshmërisë e MPJ-së dhe në çka do të fokusohet si ministër, Osmani tregoi se fillimisht duhet të formohet Qeveria diku kah mesi i muajit janar dhe atëherë ndoshta për herë të parë pas nëntë muajve do të kemi dy qeveri politike në dy shtetet që kanë kontest – Republika Bullgarisë dhe neve.

“Vetëm me këtë jepet mundësi më e mirë për bisedime thelbësore dhe tejkalim të dallueshmërive, kështu që pres vizitë të paralajmëruar të kryeministrit Petkov për të realizuar qysh në muajin janar dhe kjo do të konfirmoj një dinamik, një parashikueshmëri për periudhën e ardhshme”, tha Osmani.

MPJ-ja, tregoi Osmani ka edhe prioritete tjera.

“Jemi anëtare e NATO-s dhe aty duhet të jemi aktivisht të angazhuar në pozicionet tona si vend anëtar në NATO, por të mos harrojmë se deri më 1 janar hyjmë në treshen e kryesuesve të OSBE-së dhe këtu fillojnë obligimet tona si kryesues në vitin 2023”, theksoi ai.

Osmani theksoi se fokusi do të vendoset edhe në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet dhe këtë me SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe fokusi në pjesën e diplomacisë ekonomike dhe shërbimit që japin qytetarët tonë në diasporë.

Në lidhje me atë nëse në qershor do të ketë fillim përfundimtar të negociatave. Osmani tha se nuk duhet të lëmë hapësirë kësaj pyetje për të hyrë në konflikt të ngrirë.

“Unë do të punoj ditë për ditë kuptohet kam mundësi për këtë, javë për javë pa dhënë afate të gjata. Mendoj se jemi meritor për negociatat, kërkojmë diçka që është e jona dhe që e meritojmë dhe konsideroj se nuk duhet lëmë hapësirë kësaj pyetje për të hyrë në konflikt të ngrirë”, theksoi Osmani.

Ai nënvizoi se vendosja e historisë si kriter për anëtarësim në BE ishte qasje joracionale dhe është qasje që nuk e pranon vetvetiu edhe BE.

Ndryshe, Osmani në brifingun me gazetarët informoi se ish-shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva  në dhjetor të vitit të ardhshëm ka dhënë propozim për zgjidhjen e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes, por dy nene të asaj propozim-marrëveshje ishin kontestuese për Maqedoninë e Veriut sepse kërkohej të shkruhej se gjuha maqedonase rrjedh nga bullgarishtja, ndërsa kombi del nga tentimi për çlirim nga Perandoria Osmane.

Shefi i diplomacisë, po ashtu shtoi se tani për tani nuk ka ide për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Bullgarinë. 

Siç theksoi Osmani në brifingun vjetor me gazetarët, në fuqi ende është propozimi i kryesisë portugeze dhe ky propozim formalisht nuk është hedhur poshtë nga Bullgaria dhe se për neve kjo është gjëja e vetme që mund ta pranojmë. 

Sipas tij, konsolidimi i minoritetit bullgar më shumë është zgjidhje dalëse, sesa imponim i së vërtetës iracionale . Ai shtoi se deri te anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, jemi të gatshëm ta vendosim bashkësinë bullgare dhe kroate në kushtetutë, duke cekur se çështja për respektimin e të drejtave të njeriut është fuqia e jonë më e madhe. 

Lidhur me atë nëse nuk ka zgjidhje me Sofjen, Shqipëria a do të dilte nga paketa dhe të fillonte negociata, Osmani tha se deri tani Tirana qartë e ka shprehur përkrahjen dhe nuk kërkon përjashtim nga paketa. 

Osmani referoi për arritjet e MPJ-së gjatë vitit të kaluar. potencoi se janë dërguar pesë këshilltarë ekonomikë në Dubai, Varshavë, Mynih, Ankara dhe FAO dhe se për herë të parë vendoset sistem për matjen kuantitative të punës së këshilltarëve ekonomikë. 

Ai po ashtu informoi se po punohet në hapjen e Shtëpisë kombëtare të Maqedonisë së Veriut në Bruksel dhe hapjen e biznes klubit diplomatik në Shkup. 

Diasporën e përmendi si prioritet gjatë vitit të kaluar, duke potencuar se në dhjetë ambasada janë hapur biznes stacione për nxjerrjen e pasaportave dhe se me këtë koha e pritjes u shkurtua prej nëntë muaj në tre javë. Si pilot projekt e përmendi vendosjen e dy diplomatëve për diasporë, në Nju-Jork dhe Osllo. 

Lidhur me marrëdhëniet bilaterale, tha se marrëdhëniet me Uashingtonin si partner më të rëndësishëm strategjik janë në fokus, duke shtuar se ka inicuar proces me SHBA-në për implementmin e marrëveshjes për partneritet strategjik, si dhe për krijimin e këshillit për partneritet stratregjik mes Departamentit të Shtetit dhe MPJ-së.  

Gjermania po ashtu është në fokus të marrëdhënieve biletarale me përkrahje të fuqishme për eurointegrimet, e po ashtu me Gjermaninë kemi bashkëpunim të fuqishëm tregtar. Si vende me të cilat kemi bashkëpunim intensiv bilateral i potencoi Francën, Britaninë e Madhe, Sllovakinë… 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press