Press Online
GLOBI

Blumberg: Evropa në dy muajt e ardhshëm mund të ngelet pa gaz

Evropa rrezikon në dy muajt e fundit të ngelet pa gaz për shkak të motit të ftohtë dhe rezervave të vogla të karburantit blu, shkruan Blumberg.

Autorët e shkrimit nënvizojnë se parakushtet për krizën me karburantit janë kalimi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zvogëlimi i prodhimit lokal të gazit natyror. Si rezultat i kësaj, prodhimi i energjisë elektrike në vendet evropiane vitin e kaluar ra për shkak të energjisë jostabile të erës dhe energjisë diellore.

“Na presin dy muajt më të ftohtë të dimrit dhe prandaj ekzistojnë druajtje se Evropa mund të ngelet pa gaz”, thuhet në shkrim.

Nga ana e tij, Masimo Di Odoardo, kryetar i kompanisë konsulente “Vud Mekenzi”, e potencoi, sipas tij, daljen e vetme nga situata. “Nuk është tërësisht e qartë si mund të plotësohen rezervat e gazit pa dërgesa shtesë nga Rusia përmes “Rrjedhës veriore 2″ ose përmes rutave aktuale”, tha Di Odardo.

Çmimi i gazit në Evropë nga pranvera e kaluar u rrit përnjëherë, me ç’rast çmimi mesatar i TTF lëvizte midis 250 dhe 300 dollarë për një mijë metra kub. Ditëve të fundit të verës, çmimi për marrëveshje për një ditë i tejkaloi 600 dollarë ndërsa në fillim të tetorit për mbi njëmijë dollarë. Tashmë në dhjetor citatet u dyfishuan. Kështu çmimet e larta në vazhdimësi nuk janë shënuar në historinë e qendrave për gaz që nga viti 1996.

Ekspertët rritjen e çmimeve ia përshkruajnë disa faktorëve: rritjes së nivele të punësimit në kapacitetet nëntokësore për deponimin e gazit në Evropë, kufizimeve në furnizimin nga e furnizuesve kryesorë dhe kërkesën e madhe për gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Azi.

Lajme të ngjashme

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

News Desk

Ura e Pitsburgut shembet disa orë përpara se Joe Biden të mbërrinte në infrastrukturë

News Desk

Presidentit rus Vladimir Putin i është kërkuar që të “de-përshkallëzojë” ngritjen ushtarake në kufirin me Ukrainën

News Desk

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

News Desk

Kriza në Ukrainë – SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

News Desk

Po të kishin të gjithë dozën e tretë në BE, s’do të kishte kaq shumë raste

News Desk