Press Online
MAQEDONI

Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane

Ngjarjet politike në vend në vigjilje të formimit të qeverisë së re si edhe pritshmëritë dhe mundësitë për progres lidhur me perspektivat evropiane ishin temat për të cilat biseduan sot presidenti Stevo Pendarovski dhe euroambasadori, Dejvid Gir.

Siç theksoi presidenti Pendarovski në takimin në Kabinetin e tij, Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në agjendën evropiane dhe e gatshme për dialog me Republikën e Bullgarisë në drejtim të tejkalimit të gjendjes ekzistuese.

Presidenti konstatoi se valorizimi i progresit të shtetit tonë dhe fillimi i negociatave inkuadruese, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, paraqet nxitje shtesë për proceset reformuese, veçanërisht në sferat kryesore si lufta kundër korrupsionit të lartë dhe qeverisja e së drejtës.

Në takim, informoi Kabineti i Pendarovskit, u theksua se fillimi i negociatave inkuadruese me BE-në dukshëm do të reflektohet edhe në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe progresin e rajonit.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press