Press Online
MAQEDONI

Bullgaria kundër Maqedonisë së Veriut – a ka rrugë përpara?

Qeveria e re proevropiane në Sofje premton se do të gjejë mënyrë ta tejkalojë qorr-sokakun për shkak të vetos për hapje të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Çfarë janë gjasat për kompromis?

Profesori i antropologjisë kulturore në Universitetin në Sofje, Ivajllo Diçev, në analizë për Dojçe Vele vlerëson se nuk ekziston sqarim racional për veton bullgare për hapjen e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut. nacionalistët në qeverinë paraprake thjeshtë dëshiruan ta rrisin popullaritetin. Por nga ku ky konsensus entuziast? Duket sikur bullgarët kanë pritur se maqedonasit, tani “të liruar” nga hegjemonia serbe, do t’u kthehen, dhe prandaj ishin të zhgënjyer kur zbuluan se fqinjët e tyre zhvilluan identitet solid nacional.

Refuzimi grek për ta pranuar emrin shtetëror të shtetit të ri me siguri e ushqeu edhe egon nacionale bullgare. Por, për dallim nga Athina e cila Shkupit i prezantoi kushte të qarta, mllefi i sotëm bullgar duket si i pacaktuar dhe jologjik. Ai paraqet precedent të rrezikshëm i cili pa dyshim do të përdoret edhe në kundërthëniet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, polakëve dhe ukrainasve dhe të gjitha vendeve të tjera me pikëpamje të ndryshme në historinë e tyre të përbashkët.

Shpresat e Maqedonisë së Veriut se BE-ja do ta detyrojë Bullgarinë ta heqë veton janë të tepruara: Franca angazhohet për thellim të Unionit para zgjerimit të mëtutjeshëm, përderisa partitë ekstreme të djathta janë skeptike për pranimin e anëtareve të reja me popullatë të madhe myslimane – si Maqedonia e Veriut.

Cili version i historisë?

Gjetja e zgjidhjes për qorr-sokakun nënkupton kompromis i cili do t’u mundësojë të dyja palëve të shpallin fitore. Por, cilat janë kërkesat bullgare? Së pari, ata dëshirojnë që fqinjët e tyre maqedonas ta njohin prejardhjen e tyre bullgare.

Formulimi zyrtar për “histori të përbashkët” u braktis menjëherë, ndërsa maqedonasit u akuzuan për vjedhje të historisë bullgare. Kontakti fatkeq i fakteve historike dhe identitet nacional do të thotë se të dyja palët supozojnë se njohja e disa ngjarjeve nga e kaluara automatikisht ju bën bullgarë apo maqedonas.

Kryesia e re liberale në Sofje premtoi se do ta zgjerojë kornizën për negociata. Deri më tani bisedimet u reduktuan në komisionin bilateral për histori i cili është vendosur para detyrës së pamundur që ta konstatojë të vërtetën për të kaluarën.

Plani i kryeministrit Petkov tani është të hapen negociata për transportin, ekonominë, kulturën, sigurinë – fusha të cilat janë dukshëm më relevante për procesin e zgjerimit. Pritet që ekipet eksperte t’i realizojnë rezultatet e para deri në fund të kryesimit francez me BE-në në korrik 2022. Për komisionin historik nuk ka afat të fundit dhe ai do të duhet të vazhdojë të punojë gjatë procesit inkuadrues.

Fjalori i urrejtjes

Një nga kërkesat e paqarta bullgare është parandalimi i fjalorit urrejtës. Shembujt ndryshojnë nga grafitet ofenduese në muret në Shkup deri te shkatërrimi i varreve të ushtarëve bullgarë nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk është befasuese ajo që vetoja vetëm i rriti ndjenjat negative? anketa e kohëmëparshme tregon se mbi 50% e maqedonasve fqinjit e tyre lindor e shohin si vend armiqësor. Tendenca e bullgarëve për t’i shpallur kombin fqinj dhe gjuhën e tij si të “trilluara” vetëm kontribuon drejt mosdurimit të ndërsjelltë.

Nëse ekziston problem me historinë, ai është i lidhur me regjimin profashist në Bullgari-bashkëpjesëmarrëse në krimet e nazistëve – dhe periudhën e hershme të komunizmit jugosllav, kur shumë bullgarë në Maqedoninë jugosllave ishin detyrimisht të asimiluar. Por për momentin, asnjëra palë nuk është e gatshme ta marrë fajin e vet historik dhe prandaj preferojnë ta hedhin fajin.

Në pakicë

Ankesa e tretë e Sofjes ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Diskriminimi i njerëzve të cilët identifikohen si bullgarë në Maqedoni ndoshta është shkak serioz për shqetësim, por mungon dëshmia thelbësore për atë.

Asnjë rast deri më tani nuk ka arritur në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut; ndërsa shembujt të cilët jepen deri më tani janë për njerëz me shtetësi të dyfishtë, si kryetarja e Qytetit të Shkupit, apo pjesëmarrësi në garën për Këngën e eurovizionit, edhe përkundër faktit që askush prej tyre nuk ishte ndaluar t’i realizojë ambiciet e veta.

Njëkohësisht, edhe vetë kryeministri Petkov është vënë nën presion sepse ka shtetësi të dyfishtë-kanadeze.

Sido që të jetë, kërkesat e Sofjes nuk janë pa bazë. Rreth 120.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shtetësi bullgare, dhe ai numër është 12 herë më i madh se ai i vllahëve të cilët gëzojnë status të pakicës në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Pra ku janë ata 120.000? TË gjithë e dinë përgjigjen: në Evropën perëndimore. Pasaportat bullgare shpesh merren përmes ryshfetit të funksionarëve bullgarë dhe falsifikimit të dokumenteve familjare.

Por, çka do të ndodhë nëse, siç vlerësohet, vetëm 3.000 njerëz identifikohen si bullgarë në Maqedoni të Veriut në regjistrim apo të dhënat akoma po verifikohen? Sofja e ka përgjigjen: ata ishin të diskriminuar dhe të frikësuar.

Futja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut para “të tjerëve” ndoshta duket e lehtë, por do të kërkojë shumicë prej dy të tretave në parlament. Mundet me siguri të parashihet se opozita në Maqedoni do të kundërshtojë, ndërsa gjërat nuk janë të sigurta as në anën bullgare. Njëherit, njohja e pakicës bullgare në Maqedoni të Veriut do të implikonte se shumica tjetër nuk janë bullgarë, që do t’ua shkatërronte ëndrrën e nacionalistëve. Për shkak të lidhjes së ngushtë të kombit dhe etnosit në Ballkan, çështjet etnike mbeten lartë të politizuara.

Përfundimisht, bilanci i brishtë politik në Sofje mundet lehtë të çrregullohet me zgjedhje të reja, të katërtat në një periudhë të shkurtë kohore. Populisti Sllavi Trifonov, lider i një prej katër partive në koalicion me kompetencë të drejtpërdrejtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kohë më parë doli me propozimin absurd: Bullgaria do ta heqë veton nën kushtin të pranohet në Zonën e Shengenit, ndërsa SHBA-ja t’i heqë vizat për shtetasit bullgarë.

Prej kur është e mundur në përgjithësi të shantazhohet dikush me kërcënimin se do të gjuani në këmbën tuaj, pyet profesori Ivajllo Diçev, i cili është ligjërues mysafir në universitete të shumta në Gjermani, Francë dhe SHBA.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press