Press Online
RAJON

Mali Zi afër Open Balkan – “Abazoviç i dha shenjat”

Disponimi aktual i Dritan Abazoviç-it, zëvendës-kryeministrit të Malit të Zi, dhe gatishmëria e tij për ta vizituar Serbinë, bashkë me komentet e tij të fundit në pozitën e Malit të Zi për Open Ballkan, bëjnë të qartë se autoritet në Podgoricë mund ta ndryshojnë pikëpamjen e tyre rreth kësaj iniciative regjionale dhe mund të futen në negociata për t’iu bashkuara Open Balkan-it.

Kështu e ka lexuar Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, intervistën e fundit të Abazoviç-it dhënë një media serbe, ku ai mes të tjerash, ka thënë se ende nuk ka pranuar një ftesë për ta vizituar Serbin.

Abazoviç, që është edhe ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, në atë intervistë theksoi se ai do t’i përgjigjej pozitivisht një ftese të Beogradit për një vizitë zyrtare.

Ai gjithashtu ka përmendur me nota pozitive edhe vizitën e kryeministrit malazias, Zdravko Krivokapiç, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

Prandaj Janjiç është shprehur se mesazhi i Abazoviç-it është ai se “Mali i Zi ka një vend në Open Balkan”.

Dushan Janjic

“Normalisht kjo është edhe rezultat i vizitës së Krivokapiç-it gjatë vizitë në Serbi, i cili mori pjesë në darkën jo formale të Open Balkan gjatë qëndrimit të tij në Beograd. Gjithashtu intensiteti i bisedave rreth futjes së Malit të Zi në Open Balkan çon në atë drejtim”, u shpreh Janjiç.

Madje Janjiç e sheh pikërisht Abazoviç-in si përfaqësuesin e Malit të Zi në Open Balkan, meqë Abazoviç është i ngarkuar edhe për bisedime me udhëheqjen e procesit të integrimit Euro-atlantik të Malit të Zi.

“Kam përshtypjen se kjo tashmë veç është vendosur dhe këto fjalë të tij rreth një vizite në Serbi janë përgatitje për diçka të tillë”.

Prandaj, Janjiç deklaroi se pret që shumë shpejt Serbia t’ia bëjë një ftesë zyrtare Abazoviç-it, sepse ky afrim është shumë i rëndësishëm.

Iniciativës Open Balkan nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor ende nuk i është bashkuar Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, por Janjiç është i bindur se gjërat po ndryshojnë.

“Veçse kemi parë deklarime nga Kosova se ata mund t’i bashkohen nismës por brenda disa kritereve të përshtatshme, prandaj është e rëndësishme që Mali i Zi të bëjë hapin e duhur dhe Abazoviç është njeri i besuar nga të dyja anët, edhe në Mal të Zi edhe në Perëndim”.

Bashkëthemeluesit e Open Balkan, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev edhe në takimin e fundit, muajin e kaluar, u bënë thirrje tri shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor që t’iu bashkohen në këtë nismë. /Albanianpost

Lajme të ngjashme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Press

Dhjetori 2021 me 4.6% rritje të volumit të mallrave në porte

News Desk

Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës, është kurorëzim i sovranitetit të Kosovës (VIDEO)

News Desk

Dogana e Kosovës: SHBA-të janë bërë tregu kryesor eksportues i Kosovës

News Desk

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

News Desk

Berisha kërkoi që Shqipëria të çojë municion në Ukrainë, kështu përgjigjet Rama

News Desk