Press Online
RAJON

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një person sërish ka deklaruar se ka vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët”, u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se tashmë janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Kujtojmë se një paralajmërim i tillë u bë edhe dy ditë parë, si dhe një tjetër me 23 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Press

Dhjetori 2021 me 4.6% rritje të volumit të mallrave në porte

News Desk

Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës, është kurorëzim i sovranitetit të Kosovës (VIDEO)

News Desk

Dogana e Kosovës: SHBA-të janë bërë tregu kryesor eksportues i Kosovës

News Desk

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

News Desk

Berisha kërkoi që Shqipëria të çojë municion në Ukrainë, kështu përgjigjet Rama

News Desk