Press Online
OP/ED

A po shndërrohen shkollat në Maqedoni në kampe terrori?

Shkruan: Emira Selimi

Në Maqedoninë e Veriut është situatë e rrezikshme t’i dërgojmë fëmijët nëpër shkolla! Prindërit i dërgojnë fëmijët t’i arsimojnë dhe edukojnë, por nuk ka informacion se fēmijën po ja dorëzon një personi që fëmijën ia hipnotizon, devijon dhe për gjëra jo të duhura dhe të rrezikshme ju flet nëpër orët mësimore. 

Është absurde dhe e palejueshme që të tolerohet një pedagog të flet gjëra jo normale në prezencën e fëmijëve. Si psh: Është e lejuar të luftohet në emër të Zotit në vendet arabe, sipas ligjit fetar një jobesimtarit duhet t’i prehet koka, të studijohet juridiku është haram, femrat nuk kanë tē drejtë të ju flasin gjinisë së kundër me dorē. 

Poashtu duke mos neglizhuar dhe ofendimet e shumë figurave të shquara kombētare si, “Skëndërbeu ka qënë tradhtar, dhe agjent i Vatikanit!” “Nënë Tereza është indiane dhe jo shqiptare dhe është haram të krenoheni me këto”, dhe shumë shumë skandale të tjera të tmerrshme që as nuk mund të paramendohen  por që në fakt ndodhin….

Pastaj çfarë po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë, a ende jeni duke pyetur, ku shkollat gati sa nuk na janë shëndrruar në kampe terrori…

Vetëm diçka e duhur na mbeti, që ka nxënës aq të zgjuar që këto tragjedi nuk ngurojnë aspak t’i paraqesin dhe bojkotojnë! Mbroni fëmijët tuaj.

Lajme të ngjashme

A është “Open Ballkan” në kundërshtim me procesin e Berlinit?

Press

Si ia vuri flakën Biden shërimit ekonomik të nxitur nga Trump

News Desk

Nuk është WC publike jo?!

News Desk

Kërcënimi rus ndaj Ukrainës synon t’i ndërrojë parametrat e sigurisë në Evropë

News Desk

Pse Amerika është e ndarë, ndërsa Evropa jo…

News Desk

Nazarko: Afrimi i Ramës me Erdogan ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar në politikën e jashtme

News Desk