Press Online
RAJON

‘Luftëtarët’ e Berishës dhe Bashës, mes të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më datë 6 janar në komisariatin dixhital të policisë ka mbërritur një foto që tregonte se në godinën e PD-së qëndrojnë njerëz të armatosur.

Komisariati nr. 1 ka nisur hetimet duke mundur të identifikojë 2 nga tetë personat që shfaqeshin në foto, mes tyre sanitarja e Partisë Demokratike dhe shtetasi Rafael Kurti. Agjentët në terren nuk kanë mundur të zbulojnë armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Edhe policia në rrethe ka njoftuar se grupime të ndryshme do të kryenin akte të dhunshme në protestën e datës 8 janar, që ishte thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Sulmi i protestuesve në drejtim të selisë së Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 11 e 15 minuta. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se rreth orës 12 e 50 minuta, një person brenda godinës së partisë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu me argumentin se po i rrezikohej jeta.

Pas 10 minutash, deputetet që gjendeshin në godinë kanë njoftuar sërish policinë e cila mori vendimin për të ndërhyrë.

Në total janë arrestuar 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës së selisë blu dhe 11 të tjerë në ambientet e brendshme.

Burime nga grupi hetimit thanë për Euronews Albania se shtetasit kosovarë të arrestuar me mbiemër Dervishaj kanë deklaruar se nuk kanë qenë në protestë, por pranë një lokali në afërsi të selisë të PD. Megjithatë, raporti i shërbimit të policisë thotë se këta individë kanë qëlluar me sende të forta nga jashtë selinë blu.

Në tjetër i arrestuar, nga Maqedonia e Veriut, Xhevair Georgev rezulton në dosjen e prokurorisë si i deportuar nga Belgjika për drogë.

Po sipas dosjes hetimore personat që kanë qenë brenda selisë dhe janë arrestuar si mbështetës së Bashës, si Vendim Demaj, Sokol Ndreu dhe Afrim Deda kanë deklaruar se janë përpjekur të mbrohen, por nga ana tjetër kanë mohuar të kenë dijeni mbi lëndët plasëse që u hodhën nga brenda në drejtim të protestuese.

Brenda godinës janë arrestuar magazinieri Arjan Mezini bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Alban Peti dhe Stivi Luku. Ata kanë deklaruar se nuk lëviznin dot nga godina pasi kishin frikë. Ardian Myrto, një tjetër nga të arrestuarit, ka deklaruar se ka hedhur vetëm bidonë me ujë ndaj protestuesve.

Në kërkesën e dërguar në gjykatë, prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje për 30 të arrestuar dhe arrest në shtëpi për vetëm 4 prej tyre. (euronews.al)

Lajme të ngjashme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Press

Dhjetori 2021 me 4.6% rritje të volumit të mallrave në porte

News Desk

Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës, është kurorëzim i sovranitetit të Kosovës (VIDEO)

News Desk

Dogana e Kosovës: SHBA-të janë bërë tregu kryesor eksportues i Kosovës

News Desk

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

News Desk

Berisha kërkoi që Shqipëria të çojë municion në Ukrainë, kështu përgjigjet Rama

News Desk