Press Online
MAQEDONI

Meta: Të krijojmë perspektiva të qëndrueshme për mbajtjen e të rinjve në rajon

Eksodi i të rinjve të rajonit, veçanërisht nga Shqipëria, më shqetëson shumë, por ky është një fakt konkret. Problem më i madh është largimi  i forcave më intelektuale dhe më krijuese, të rinjtë, por për fat të keq edhe më të kualifikuarit, që e rrit përgjegjësinë tonë për t’u dhënë të rinjve një të ardhme, një mundësi në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kudo në rajonin tonë, theksoi presidenti shqiptar Ilir Meta në ligjërimin e sotëm me temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin  e ri – sfidat dhe perspektivat” në organizim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

“Duhet ta kthejmë gjendjen në një drejtim të vërtetë. Për ne, është shumë me rëndësi që shqiptarët kudo që janë, të përpiqen që të mbisundojë shteti juridik, demokracia, vlerat evropiane dhe euroatlantike dhe bashkëjetesa me të drejta dhe dinjitet të plotë. E dimë që ky është një rajon me të një të kaluar të vështirë, por pikërisht për shkak të kujtimeve të hidhura duhet të punojmë që të krijojmë perspektiva të qëndrueshme dhe të besueshme për brezat e rinj me një perceptim pozitiv dhe atraktiv për rajonin tonë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja që na nevojiten që t’i shtojmë rajonit një rritje tjetër ekonomike dhe t’u jepet një mundësi më e mirë të rinjve tanë që të qëndrojnë këtu dhe të kenë një punë të mirëpaguar”, tha Meta.

Ai potencoi se në rajonin tonë nuk ka popuj të mëdha dhe të vegjël, por duhet të ketë vëera evropiane që mbrohen, respektojnë në të njëjtën mënyrë nga të gjithë. Meta konsideron se Bashkimi Evropian nuk duhet ta sjellë në rrezik kredibilitetin, por të gjejë çdo mënyrë, gjithsesi çdo mjet për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të garantojë liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ripërcaktimi i kufijve  në rajonin tonë nuk mundet të jetë zgjidhje, sepse kjo çështje është provuar dhe ka dështuar dhe ishte një katastrofë për rajonin tonë, por edhe për kontinentin ku jemi ne. Zgjidhja e vetme është respektimi i të gjitha pakicave nga kushdo në mënyrë të duhur, në një mënyrë evropiane. Vetëm kjo mund ta sjellë stabilitetin e nevojshëm, do  ta përforcojë bashkëjetesën dhe do ta përmirësojë edhe limën e biznesit. Do të doja ta përshëndes progresin e shkëlqyer të Maqedonisë së Veriut viteve të fundit dhe Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Përzhinës, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut që të jetë një shembull pozitiv në rajonin tonë”, tha presidenti Meta. 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press