Press Online
MAQEDONI

Kovaçevski pas zgjedhjes së Qeverisë së re do ta ftojë Mickoskin në takim

Pas zgjedhjes së Qeverisë së re, kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërje të kabinetit qeveritar Dimitar Kovaçevski do të dërgojë ftesë te lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski  për takimin në të cilin do të bisedohet për çështjet aktuale, si dhe të gjendet zgjidhje për ligjet nga interesi i qytetarëve.

“Në natën kur u zgjodha  kryetar i LSDM-së, ndërsa Mickoski u rizgjodh lider i VMRO-DPMNE-së, kemi  pasur bisedë telefonike se pas zgjedhjes së Qeverisë së re do të shihemi dhe do të bisedojmë  për gjendjen aktuale”, tha Kovaçevski në Top Tema në TV Telma.

Kovaçevski konsideron se politikanët duhet t’i bashkojnë të gjitha forcat, edhe në nivel partiak, në nivel të koalicionit, si dhe të shteteve dhe të gjithë të japin kontribut drejt më të mirës dhe zgjidhjes më të shpejtë të problemeve.

“Mendoj se të gjitha resurset, veçanërisht të Qeverisë, por edhe të Parlamentit, duhet të kahëzohen në miratimin e ligjeve dhe zgjidhjet për kapërcimin e krizës, por edhe ligjet në drejtim të mbështetjes së kompanive dhe qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press