Press Online
MAQEDONI

MPB: Zbardhet incidenti mes një shkupjani dhe kryetarit të komunës së Jugunovcit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe deri tek Gjykata Themelore Tetovë ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse ndaj 44-vjeçarin D.K. nga Tudenca e Tetovës, kryetar aktual aktual i Komunës së Jegunovcës, informuan sot nga MPB-ja.

“Sipas denoncimit, më 5 janar të këtij viti, rreth orës 11:30, në Arkivin e objektit të komunës, fillimisht D.K. ka pasur një debat verbal me M.M. (69) nga Shkupi, drejtues i një kompanie private, ia ka marrë, ia ka ndrydhur dhe ia ka hedhur dokumentet në njërën nga tavolinat dhe e ka shtyrë nga hapësira. M.M. paraprakisht është thirrur nga një zyrtar i komunës për të dorëzuar fatura për shërbimet e kryera më parë për komunën”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe në Gjykatën Themelore Tetovë edhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse për M.M. (69) nga Shkupi i cili sipas raportit ka ofenduar dhe kërcënuar D.K. (44), pasi ai hodhi dokumentet dhe e nxori jashtë arkivit komunal.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press