Press Online
MAQEDONI

E rrallë: 36 vjeçares në Shkup, i largohet tumori mbi 7 kg

Sot në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Shkup, tek pacientja 36 vjeçare, është kryer heqja e nje formacion të madh tumoroz me peshë prej 7kg e 300gr. dhe madhësi rreht 40 cm me origjinë nga ovariumi i majtë, raporton Alsat.

Intervenimi është kryer me laparatomi të hapur.

Intervenimi në repartin e Kirurgjisë se përgjithshme gjinekologjie nga ekipi me operator Prim. Dr. Sasha Jovçevski me asistentet Dr. Mulaki dhe Dr. Dauti dhe ekipin e anestezisë.

Formacioni tumoroz tek pacientja është dijagnostikuar para dy vitesh, por ai ka pësuar rritje me intenzitet më të lartë gjashtë muajt e fundit. Ky lloj tumori i përket llojit të tumoreve me nayre beninje , me origjinë nga ovariumet. Tumore me dimenzione të tilla hasen rrallë, shpesh janë asimptomatike por me rritje intenzive dhe diagnostikimi bëhet shpesh gjatë kontrollave rutine gjinekologjike ose gjatë komplikimeve të tyre si përdredhje (torkvimi i tyre ) ose inflamacion akut që manifestohet me klinike akute.

Intervenimi i këtyre masave tumoroze me dimenzione të mëdha si kjo e lartëpërmendura , përbën një sfidë operatore dhe në të shumtën e rasteve pas verifikimit të diagnozës përfundimtare histopatologjike, nuk kërkohet trajtim shtesë postoperatorë.

Operacioni përfundoi me sukses, pacientja gëzon gjendje stabile postoperatore dhe është nën kujdes intenziv postoperator.

Ky është një nga disa rastet e tumoreve të rralla dhe operacioneve të vështira që është kryer nga kirurgu gjinekologjik i lartëpërmendur Prim. Dr.Jovçevski./ Alsat.mk

 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press