Press Online
MAQEDONI

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbetet me pesë gjykatës

Gjyqtarit kushtetues Jovan Josifovski sot i ka përfunduar mandati nëntëvjeçar, kështu që Gjykata Kushtetuese tashmë ka mbetur të funksionojë me pesë gjykatës, nga gjithsej nëntë të paraparë me Kushtetutë.

Josifovski u zgjodh gjykatës i Gjykatës Kushtetuese më 24 dhjetor 2012, ndërsa punësimi i tij filloi më 14 janar 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjyqtari Josifovski kontribuoi me pjesëmarrjen e tij aktive në punën e gjykatës dhe në nëntë vitet e fundit i janë dhënë 228 lëndë”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese tash e gjysmë viti funksionon me tre gjyqtarë më pak, ndërsa tani me largimin e Josifovskit do të duhet të vendosë me katër gjyqtarë më pak.

Kjo do të thotë se gjykata do të mund të vazhdojë të mbajë seanca, pasi do të plotësohet minimumi prej pesë gjyqtarëve, por nuk do të mund të vendosë për çështjet që kërkojnë shumicë prej dy të tretave.

Zgjedhja e tre gjyqtarëve ka ngecur pasi është bllokuar puna e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, pasi Lëvizja Besa u largua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një prononcim për Fokus ka thënë se është jashtëzakonisht joserioze të lihet gjykata të punojë më pak gjyqtarë për një kohë kaq të gjatë./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press