Press Online
MAQEDONI

Kovaçevski: Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë

Kryetari i LSDM-së dhe mandar në përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk  publikoi se Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, dhe se është siguruar ngrohje qendrore për shkupjanët.

“Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë edhe sot, edhe këtë fundjavë edhe gjatë gjithë sezonit ngrohës me temperaturë adekuate. Siç paralajmërova, Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, i ndërmori hapat për të siguruar  banesa të ngrohta dhe problemi është tejkaluar. Përfaqësuesit qeveritar detajisht do të informojnë  për zgjidhjen në konferencën e sontme për shtyp. Kujdesi për bashkëqytetarët tanë  nuk është pamfleti parazgjedhor, por ndërmarrja e përgjegjësisë si më e nevojshme”, qëndron në postimin e Kovaçevskit

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press