Press Online
MAQEDONI

Një foshnje vdes nga virusi

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se Instituti për Shëndet Publik  në raportin e dorëzuar sot regjistroi  një foshnje të vdekur  gjashtë muajshe, që në regjistrin “TerminiIm” është shënuar që ka vdekur më 03.01.2022.

Sipas të dhënave nga Klinika për Kirurgji të Fëmijëve bëhet fjalë për një fëmijë me anomali kongjenitale të kafkës. Foshnja është pranuar në Klinikën për Neurokirurgji për shkak të intervenimit operativ. Pas rezultatit pozitiv nga testi, fëmijë është vendosur në izolim në aparat respirator dhe i është dhënë terapi përkatëse. Me qëllim të trajtimit postoperativ fëmija është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji të Fëmijëve.

Pas një periudhe të vazhdueshme të gjendjes së përgjithshme të keqe (me insuficiencë respiratore dhe hepatike dhe teste me rezultate në mbështetje të koagulopatisë së përhapur intravaskulare) gjatë qëndrimit në Klinikë, më 03.01.2022 vjen deri te përkeqësimi i gjendjes së përgjithshme. Mjekët e Klinikës i ndërmorën të gjitha masat për trajtim intensiv dhe reanimim, por edhe krahas kësaj për fat të keq pacienti i vogël vdiq”, informojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press