Press Online
TEKNOLOGJI

Njerëzit po i përdorin automjetet e tyre Tesla për “nxjerrjen” e kriptovalutave

Pronarët e veturave Tesla po i përdorin automjetet e tyre të shtrenjta elektrike për të “nxjerrë” kriptovaluta.

Për të qenë të qartë, ata nuk po i kthejnë makinat Model S prej 75 mijë funteve në pajisje të mëdha të minierave të kriptove.

Në vend të kësaj, ata po përdorin makinën si një burim gjigant energjie me të cilin mund të shkojnë në ‘gjueti për Bitcoin’.

Ja pse kjo funksionon mirë: funksionimi i një kompjuteri pa ndërprerje për mihjen e kriptovalutave është një proces intensiv i energjisë. Nëse mund ta mbushni makinën nga një superngarkues Tesla dhe ta përdorni atë për të fuqizuar laptopin në vend të furnizimit me energji elektrike në shtëpi me çmime të shtrenjta të energjisë – ju jeni rrugës për të fituar para.

Një person që foli për CNBC, tha se ishte në gjendje të fitonte deri në 800 dollarë në një muaj vetëm duke operuar kompjuterin nga një Tesla.

Siraj Ravel tha se ai përdorte një kompjuter Mac Mini M1 si pajisje për mihje që drejtonte një ‘inverter’ i lidhur me prizën 12V të Tesla Model 3. Kjo ishte gjithashtu e ndërthurur me një GPU të ndërlidhur të mundësuar nga bateria masive e makinës.

 

Lajme të ngjashme

Për herë të parë në histori shiten më shumë automobila elektrik se dizell

News Desk

Google po punon në prodhimin e kufjeve AR

News Desk

Tërhiqen 35 milionë dollarë kriptovaluta, pasi u hakuan përdoruesit e Crypto.com

News Desk

Gabimet më të zakonshme të bëra nga blerësit e veturave të përdorura

News Desk

Plani i Zuckerberg për të bërë me pagesë disa video në Instagram

News Desk

Po zmadhohet apo po zvogëlohet Toka?

News Desk