Press Online
MAQEDONI

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Shkup, 21 janar – Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Zudi Enuz Koka, po jep një shembull ndryshe të punës dhe veprimit. 

Prej marrjes së detyrës, Koka disa herë është parë bashkë me punëtorët e NP “Higjiena Komunale” në terren, për të ndjekur nga afër punët, por jo vetëm në disa raste ai është parë edhe duke u asistuar punëtorëve të tij.
Të premten, Koka ka ndjekur nga afër punët e punëtorëve të kësaj ndërmarrje në sheshin e Shkupit.

“Mesditën e kësaj të premte e shfrytëzuam për të dalë në terren, konkretisht në sheshin “Maqedonia” për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve tanë të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi po pastrojnë rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës. U jam mirënjohës për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhe të qarkullueshëm”, ka njoftuar drejtori Koka. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Në Shipkovicë të Tetovës gjatë gërmimit janë gjetur dy thasë me granata

Press

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Press

LSDM: VMRO-DPMNE është parti kriminale

Press

Michel: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

Press

Bekteshi: Me ribalancin e buxhetit, planifikojm mjete për të ndihmuar qytetarët

Press

Turqit në Maqedoni kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Press