Press Online
MAQEDONI

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha sonte se deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se ende pret ftesë nga ai për takim.

Mickoski thotë se nuk e ka kushtëzuar atë takim, por ka thënë vetëm atë që pret, gjegjësisht, siç tha ai, që mes tjerash të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, ka dhjetëra arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në raundin e parë dhe të dytë, matja e opinionit publik më parë, ka pasur lajme në të cilat publiku thotë atë që pret, më shumë se dy të tretat e qytetarëve kanë nevojë për një qeveri të re sepse. Kjo qeveri e çon Maqedoninë në drejtim të gabuar”, tha Mickoski në “Dnevnik” në televizionin “Sitel”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së njofton se tashmë është gati dhe se nga e hëna në Kuvend do të paraqesin ligjin për ndryshime në Ligjin për qeverinë.

Lajme të ngjashme

Në Shipkovicë të Tetovës gjatë gërmimit janë gjetur dy thasë me granata

Press

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Press

LSDM: VMRO-DPMNE është parti kriminale

Press

Michel: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

Press

Bekteshi: Me ribalancin e buxhetit, planifikojm mjete për të ndihmuar qytetarët

Press

Turqit në Maqedoni kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Press