Press Online
MAQEDONI

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Lajme të ngjashme

Në Shipkovicë të Tetovës gjatë gërmimit janë gjetur dy thasë me granata

Press

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Press

LSDM: VMRO-DPMNE është parti kriminale

Press

Michel: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

Press

Bekteshi: Me ribalancin e buxhetit, planifikojm mjete për të ndihmuar qytetarët

Press

Turqit në Maqedoni kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Press