Press Online
RAJON

Vendim përfundimtar: Hyrja në Kosovë vetëm me tri doza të vaksinës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.

Po ashtu, Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

*Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

*Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

*Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës; Masat e miratuara hyjnë në fuqi nesër, me 22 janar 2020 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

Lajme të ngjashme

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

Press

Kryediplomati austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE

Press

Edi Ramës i prezantohet plani për portin e Durrësit

Press

Shqipëria i bashkohet padisë së Ukrainës kundër Rusisë në ICJ

Press

Hovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit

Press

Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021

Press