Press Online
KULTURË

Historiani Jusuf Buxhovi pritet në takim nga ambasadori i Kosovës në Nju-Jork

Sot, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, patëm nderin të presim shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi.

Fillimisht, Ambasadori Isufaj e informoi profesorin Buxhovi për aktivitetet dhe funksionimin e Konsullatës sonë në Nju-Jork ku, përpos shërbimeve të rregullta konsullore që ofrohen për qytetarët tanë në këtë pjesë të botës, jemi të përkushtuar edhe në zhvillimin dhe ruajtjen e raporteve me OKB-në dhe përfaqësuesit e Misioneve të Përhershme pranë kësaj organizate.

Nga ana tjetër, profesori Jusuf Buxhovi, përveçqë bëri një përshkrim të shkurtër mbi historiografinë tonë, që nga kohërat e lashta e deri në historinë më të re, duke qenë dhe vetë dëshmitar i saj, na inkurajoi që si përfaqësues të shtetit të Kosovës të shpërfaqim historinë tonë, gjithnjë të bazuar në argumente të besueshme historike.

Dëshmi që e përthekon tërë këtë historiografi është dhe vëllimi i tre librave të profesor Buxhovit, që kur flitet për rrënjët shqiptare-nga Dardania në kohërat antike dhe të Mesjetës te periudha e Perandorisë Osmane e deri te historia jonë më e re-nga okupimi e deri te Protektorati Ndërkombëtar.

Këta libra nuk i kontribuojnë vetëm një realiteti historik, shoqëror, kulturor e politik të shqiptarisë, porse do të mbesin edhe përjetësisht në sirtarët e një historie tanë të pamohueshme-histori që do t’u shërbejë gjeneratave të reja.
Me këtë rast, profesor Buxhovi na dhuroi disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova”.

Lajme të ngjashme

Shqipëria, vendi që nuk e fsheh të kaluarën e tmerrshme

Press

Kush ishte gruaja e Naim Frashërit apo vajza që frymëzonte Haki Stërmillin

News Desk

Radiocorriere (1934): Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian, Enzo Ferrieri

News Desk

Haki Stërmilli, shkrimtari sentimental…

Press

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

News Desk

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

News Desk