Oferta e parë e Aston Villas prej 16.5 milionë funte me katër milionë të tjera bonuse për Rodrigo Bentacur është refuzuar nga Juventusi. Juve dëshiron më shumë se 21 milionë funte. Sky Italia kupton se klubet nuk janë larg arritjes se një marrëveshje deri të hënën kur përfundon afati kalimtar
Juventusi e ka refuzuar një ofertë prej 20.5 milionë funte nga Aston Vila për mesfushorin defansiv, Rodrigo Bentancur, shkruan Sky Italia, transmeton GazetaExpress.
Oferta e parë e Villës ishte rreth 16.5 milionë funte, me katër milionë bonuse por Juve dëshiron më shumë se 21 milionë funte për ata që janë të interesuar.
Sky në Itali beson se dy skuadrat nuk janë larg arritjes se një marrëveshje dhe kjo mund të përfundojë para se afati kalimtar të mbyllet të hënën.
Sky Sports News mëson se Juve po kërkon më shumë para për shkak se 30 për qind e shumës se transferit do të shkon të ish klubi i tij, Boca Juniors.
Juventusi e transferoi Bentacurin nga Boca Juniors për tetë milionë funte në korrik të vitit 2017, derisa kontrata e tij me këtë klub skadonte më 2024.