Press Online
TEKNOLOGJI

Elektronika, “armiku” i shikimit të fëmijëve

Burda: Për rreth 50% të kësaj grupmoshe rekomandojmë përdorimin e syzeve
Përdorimi për një kohë të gjatë i pajisjeve elektronike, po shkakton dëme të mëdha në shikimin e fëmijëve vitet e fundit. Sipas mjekes okuliste, Nora Burda për gjysmën e fëmijëve që vizitohen është i pashmangshëm rekomandimi i përdorimit të syzeve.“Ne kemi parë që problemattitkat janë të shprehura, nevoja që kanë fëmijët për të mbajtur syze mbase edhe për shkak të teknologjisë kohët e fundit që ka marrë hov shumë të madh, është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Rreth 50-60% e pacientëve që vizitohen janë fëmijë”. Problemi i miopisë ndeshet më shpesh tek të vegjlit, por nuk mungojnë as anomalitë e trashëguara.

“Miopia, hipermetropia, stigmatizmi që është kur shikon turbull, me kënd si të thuash, është e trashgëuar gjenetikisht. Janë të kombinuara gjithashtu”. Për të parandaluar problemet me sytë, specialistët rekomandojnë që fëmijët 0-3 vjeç duhet të qëndrojnë sa më larg pajisjeve elektronike, ndërsa grupmoshat e tjera me një orar të kufizuar.

“Sipas Akademisë Amerikane fëmijë 0-3 vjeç nuk lejohen fare të rrinë në pajisje eletronike, 3-6 diku te 20 minuta gjithë ditën, mbi 6 vjeç 1 orë e 30 minuta maksimumi në varësi të punës që kanë, por gjithmonë duke zbatuar rregullin 20-20-20 që çdo 20 minuta duhet të hiqet shikimi nga pajisja dhe të shihet diku larg për 20 sekonda”.
Nga kontrollet që u janë bërë nxënësve nëpër shkolla rezulton se 1 në 7 fëmijë ka probleme me shikimin, ndaj prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj kësaj problematike.

Lajme të ngjashme

Mercedes shet veturën më të shtrenjtë në histori

Press

Kalojmë me të 1/3 e jetës sonë, ja si po përdoret interneti në mbarë botën

Press

Më shumë se 200 aplikacione kanë shpërndarë spyware për vjedhjen e të dhënave

Press

Së shpejti mund të paguani vetëm me fytyrë apo shenjë gishtash

Press

SHBA paralajmëron për rrezikun e punësimit të punonjësve të IT-së nga Koreja e Veriut

News Desk

OnePlus prezantonin Ace Racing, telefonin për “gejmerë” me buxhet të limituar

News Desk