Press Online
KULTURË

Fan Noli i panjohur

Fan Noli është shprehur hapur kundër bashkimit kombëtar të territoreve dhe pjesëve të kombit që mbetën jashtë kufijve të shtetit, duke e quajtur atë si luks për shqiptarët. Në periudhën e qeverisjes së Nolit dhe nolistëve, pjesët e kombit që mbetën jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar, u trajtuan vetëm si minoritete dhe probleme të brendshme të Greqisë dhe Serbisë

Nga: Gani Perolli     
minoritete dhe probleme të brendshme të Greqisë dhe Serbisë

Nga: Gani Perolli     

Meritat për fushën e letërsisë së Fan Nolit dhe ato të themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, janë mjaft të njohura në botën shqiptare dhe konsideroj se nuk është nevoja të shkruaj për to. Sa i përket biografisë së tij në aktivitete tjera, siç janë ato politike, është mbajtur e fshehur dhe e panjohur me qëllime të caktuara.

Fan Noli u lind në Ibriktepe në Turqi, në një lagje me një komunitet ortodoks shqiptar me origjinë nga Korça me emrin Theofanis Stylianos Mavromatis, më 6 janar të vitit 1882. Një kohë ka punuar mësues në Athinë, pastaj në Aleksandri. Më vonë ka shkuar në Rusi, më saktë në Odesa, ku ka punuar si aktor dhe përkthyes. Fan Noli erdhi në Amerikë në vitin 1906 dhe punoi në një fabrikë druri në Qytetin Buffalo të Nju-Jorkut. Në këtë fabrikë ngjiteshin etiketa në gota ushqimi në qytetin Boston të Masaçusetsit. Arritjet e Fan Nolit në aspektin personal janë të mëdha; shkrimtar, poet, përkthyes, diplomat, fetar, politikan, dijetar etj, derisa në aspektin politik, Noli ishte antikombëtar.

Noli “demokrat”

Është folur dhe është shkruar shumë për demokracinë e Fan Nolit, e cila në fakt nuk ka ekzistuar kurrë. Fan Noli e mori pushtetin në qershor të vitit 1924, përmes një puçi ushtarak i organizuar dhe i financuar nga bolshevikët rus për të pushtuar Shqipërinë dhe për ta shndërruar atë në një federatë sllavo-komuniste në Ballkan. Ai rrëzoi Qeverinë legjitime të asaj kohe të zgjedhur nga Parlamenti shqiptar, e cila kryesohej nga Ahmet Zogu. Nuk janë bërë votime fare në atë kohë, kështu që as lëvizja e tyre, as Qeveria që u formua, nuk mund të quhet demokratike. Përmbysja e Qeverisë u drejtua nga kolonel Kasem Qafëzezi nga Regjimenti i Gjirokastrës dhe kolonel Rexhep Shalanga nga Regjimenti i Shkodrës. Libri i Arben Putos me titull “Demokracia e rrethuar”, duhet të ishte quajtur “Demokracia e paekzistuar”. Lëvizja noliste nuk ka qenë as kombëtare, as demokratike, as përparimtare. Ajo ishte në kundërshtim të plotë me idetë e nacionalizmit dhe rilindasve shqiptarë. Qëllimi rus në formimin e federatës sllavo-komuniste në Ballkan, kishte për qëllim eliminimin e plotë të kombit shqiptar dhe shkrirja e tij në sllavizëm. Këtë rrugë e zbatoi më vonë edhe Enver Hoxha. Kështu
Revolucioni i Qershorit i vitit 1924, qe organizuar dhe financuar nga Rusia e madhe, me ndihmën e agjentëve të tyre shqipfolës. Me miratimin e Britanisë dhe Francës, në mbledhjen e fshehtë që ata mbajtën ne vitin 1904, e quajtën “marrëveshta e përzemërt”. Tashmë Britania e Madhe e kishte ndërruar mendjen, sepse ishte krijuar Bashkimi Sovjetik që synonte të përhapej në tërë botën. Në këtë kohë, Agjencia e zbulimeve britanike e këshilloi Zogun që të shkonte në Jugosllavi, derisa në anën tjetër e urdhëroi Jugosllavinë t’i hapte udhë Zogut, që ai të organizojë një forcë ushtarake për rrëzimin e Qeverisë së Nolit. Financat për këtë i pagoi Kompania Anglo-Persiane e Vajit, me kondita që ajo të merrte kontratën e shtetit shqiptar për përpunimin e vajit në Shqipëri, gjë që më vonë edhe ndodhi kështu.

Në vitin 1920, Rusia krijoi organizatën e quajtur Federata e Shenjtë Sllavo-Komuniste Ballkanike, përmes së cilës u mbollën farët e para për të pushtuar Shqipërisë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje ishte eliminimi i kombësisë shqiptare. Kjo ide e kishte aprovimin e Anglisë dhe Francës, që nga mbledhja e fshehtë që ata e mbajtën më 8 prill të vitit 1904, ku ishin caktuar kufijtë e Evropës Lindore. Dy mbledhje tjera qenë mbajtur në vitin 1907 mes tri fuqive të mëdha; Anglisë, Francës dhe Rusisë, ku ranë dakord për caktimin e kufijve të Evropës Lindore dhe ku trojet shqiptare do mbeteshin nën sferën e Rusisë. Fan Noli me shokë pranuan këtë ide. Miqtë e ngushtë të Fan Nolit si Llazar Fundo, Ali Kelmendi, Sejfullah Malishova, Koço Tashko e të tjerë, përfunduan si celulë e komunizmit kur u kthyen nga Moska dhe ku kishin shkuar për studime të inkurajuar nga vet Fan Noli. Në kohën kur Fan Noli mori Qeverinë në dorë, Italia në këtë kohë anonte kah Rusia, duke menduar që ata do të shkëputnin diçka nga ky ndryshim. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, komunizmi u përhap shumë edhe në Itali e Francë dhe sikur të mos ndërhynte Amerika si fuqi e katërt e botës, këto dy shtete do të përfundonin nën sundimin e Rusisë!

Lajme të ngjashme

Shqipëria, vendi që nuk e fsheh të kaluarën e tmerrshme

Press

Kush ishte gruaja e Naim Frashërit apo vajza që frymëzonte Haki Stërmillin

News Desk

Radiocorriere (1934): Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian, Enzo Ferrieri

News Desk

Haki Stërmilli, shkrimtari sentimental…

Press

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

News Desk

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

News Desk