Press Online
GLOBI

Kroacia kalon ligjin për ta futur në përdorim euron

Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që i hap rrugë futjes në përdorim të valutës euro vitin e ardhshëm.

Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.Gjithsej 117 vota ishin në favor të legjislacionit për euron, 13 vota kundër dhe një ligjvënës abstenoi në Parlamentin prej 151 anëtarësh.

Kroacia, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian më 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut pas luftës së viteve 1992-’95.

Partitë e krahut të djathtë në Parlamentin kroat ishin kundër futjes në përdorim të euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Të dyja valutat është vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

Ekonomia e Kroacisë varet nga të ardhurat nga turizmi gjatë muajve të verës. Vendi tërheq qindra mijëra turistë evropianë dhe të tjerë çdo sezon.

Lajme të ngjashme

Rusia merr një vendim për Presidentin Biden

Press

Rusia thotë se ka shkatërruar armë perëndimore të destinuara për Ukrainën

Press

Rusia ia ndal gazin Finlandës

Press

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën – çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

Press

Zelensky: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Press

Valë e re shqetësuese Covid-i në SHBA

Press