Të jesh pjesë e industrisë së modës po bëhet çdo ditë e më e vështirë duke marrë parasysh konkurrencën dhe ndihmën që rrjetet sociale po japin në njohjen e personave potencial për të qenë pjesë e botës së modës.
Normalisht, të jesh pjesë e kësaj industrie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një shqiptar është një sfidë edhe më e madhe, por kjo nuk e pengoi Mirlindin me prejardhje nga Kosova që të siguroj një vend në këtë fushë.
I lindur dhe i rritur në Rahovec, Morina pasi shkoi për studime në ShBA vendosi që të vazhdoj atje jetën dhe karrierën e tij.“Përshëndetje për lexuesit e Telegrafit, unë quhem Mirlind Morina jam 30 vjeçar. Vij nga qyteti i Rahovecit në Kosovë, u zhvendosa në SHBA me një program shkollor dhe pasi më pëlqeu stili i jetesës vendosa të transferohem këtu. Fillimisht punova punë të thjeshta dhe më pas në moshën 23 vjeçare u zbulova nga një agjent i një prej agjencive të mira në New York e cila quhej ‘Click Models’ dhe nënshkrova një kontratë pesë vjeçare. Që atëherë kam punuar si model me pushime ndërmjet dhe jam student me kohë të plotë”.
Edhe pse i ri në një shtet të huaj, Morina tregon se pamja e ndihmoi të qasej në këtë industri, por shton se fati luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm.
“Nuk është e vështirë nëse keni ‘atë dukje’ që ata po përpiqen të përfaqësojnë, por ka agjenci të tjera për çdo lloj modeli në lloj-llojshmërinë e sotme, kështu që unë do të thosha se varet edhe nga fati
Nëse keni ëndrra dhe pasione ndiqni ato dhe synoni yjet, por mos harroni të jeni të sinqertë me veten dhe të jeni ju, sepse të gjithë të tjerët janë konsumuar tashmë”. /Telegrafi/