Pasi vlera e Bitcoin ra nën çmimin prej 30 mijë dollarëve amerikanë në javën e fundit, situata është stabilizuar në 24 orët e fundit falë stablecoin Tether, i cili riktheu stabilitetin në treg.
Terraform Labs ndaloi shitjen e kriptomonedhës Terra përmes Blockchain pas rënies së TerraUSD.
Stablecoin është çdo kriptomonedhë e krijuar për të pasur një çmim relativisht të qëndrueshëm, zakonisht krahasohet me ndonjë mall, monedhë ose me një algoritëm të veçantë.
Blockchain është një sistem në të cilin të dhënat e transaksioneve të bëra në Bitcoin ose kriptovaluta të tjera mbahen në disa sisteme që janë të lidhura me një rrjet që parandalon mashtrimin në sistem.Humbja e vlerës së monedhës dixhitale ndodh si rezultat i rënies në tregjet e tjera të monedhave. /Telegrafi/