Po punonte prej më shumë se një viti për projektin e ri, i cili kësaj radhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me televizionin.
Me më pak grim e me një paraqitje më ndryshe, Luana Vjollca, ka rrëfyer shumëçka në projektin e ri personal “Thuaje” – një pjesë të të cilit e ka ndarë tashmë në platformën YouTube.
Në mesin e shumë gjërave, ajo ka folur për herë të parë për ndryshimet në pamje përfshirë nofkat ‘plastikë’ e ‘silikon’.
Jemi gjithmonë të prirur që çfarëdo gjëje të bëj dikush apo çfarë do gjëje të jetë dikush do të ketë gjithmonë keq të ai. Kjo është një etapë e jetës sime, e kam përjetuar e kam kaluar pa u marrë me to publikisht pra nuk besoj se njihet ndonjë skandal apo ndonjë kthim i përgjigjes i imi në të gjitha ‘memet’, komentet fyerjet, sharjet, personazhet publik. Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht por në vetminë time unë e kam vuajtur. Më ka ndryshuar si njëri. Unë njoh Luanën e vogël që ka qenë një gocë super lozonjare, super ekstroverte, super sociale, e qeshur gjithmonë që ka qejf të dalë të jetojë të rri me shoqëri dhe sot nuk e njoh më atë. Të ndryshon shumë. Ti largohesh bëhesh introverte. Mundohesh të mbrohesh dhe në fund krijon një lloj guaske dhe në fund të ditës të ka bërë dëm”, u shpreh ajo.