Press Online
GLOBI

Vdes një nga sundimtarët më të pasur në botë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, ndërroi jetë sot në moshën 73-vjeçare.

Zyrtarë të këtij shteti theksuan se periudha e zisë për vdekjen e presidentit do të fillojë sot dhe do të zgjasë 40 ditë ndërsa gjatë kësaj periudhe flamujt shtetëror do të ulen në gjysmështizë.

Puna në ministri si dhe në sektorin privat gjithashtu do të pezullohet për tre ditë, raporton cnn.

“Ministria e Çështjeve Presidenciale u shpreh ngushëllime popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kombet arabe dhe islamike për vdekjen e Madhërisë së Tij, Kalif Bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftim.
Fuqia e familjes në pushtet të Abu Dhabit vjen nga nafta dhe gazi. Abu Dhabi ka rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë dhe kur Dubai u gjend në prag të falimentimit në vitin 2009 për shkak të krizës financiare, Abu Dhabi e shpëtoi atë me një kredi.Kjo është arsyeja pse ndërtesa më e lartë në botë, 828 metra e lartë, quhet “Burj Sheikh Khalifa bin Zayed al Nahyan”, për nder të Shejh Khalifa.

Ndërkohë, presidenti Bin Zayed ishte djali i madh i Zayed Bin Sulltan Al Nahyan, gjithashtu themeluesi i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si Emir i Abu Dhabit dhe president i Emiratit, ai përfaqësonte në thelb udhëheqësin e vendit.

Edhe pse zyrtarisht lideri i vendit, ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014, si rezultat i së cilës ia transferoi shumicën e kompetencave princit të kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.Al Nahyan thuhet se ka qenë president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dhabit që nga 3 nëntori i vitit 2004. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Rusia merr një vendim për Presidentin Biden

Press

Rusia thotë se ka shkatërruar armë perëndimore të destinuara për Ukrainën

Press

Rusia ia ndal gazin Finlandës

Press

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën – çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

Press

Zelensky: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Press

Valë e re shqetësuese Covid-i në SHBA

Press