Press Online
TEKNOLOGJI

YouTube, TikTok, Twitter dhe Facebook kërkuan të arkivonin përmbajtjen që është dëshmi e krimeve ruse

Katër demokratë të rangut të lartë në Kongresin amerikan kanë dërguar shkresa zyrtare në drejtim të shefave të YouTube, TikTok, Twitter dhe kompanisë mëmë të Facebook, Meta, ku kanë kërkuar të arkivohen përmbajtjet që mund të përdoren si provë e krimeve të luftës ruse në Ukrainë.

“Ne po shkruajmë për të inkurajuar Metën që të ndërmarrë hapa për të ruajtur dhe arkivuar përmbajtjen e shpërndarë në platformat e saj që mund të përdoren potencialisht si prova pasi qeveria e SHBA-së dhe monitoruesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut hetojnë krimet ruse të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krime të tjera në Ukrainë”, thuhet në letrën dërguar drejtorit të përgjithshëm të Metës, Mark Zuckerberg.
Letrat u nënshkruan nga ligjvënësja Carolyn Maloney, kryetarja e Bordit Mbikëqyrës, Gregory Meeks, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Stephen Lynch, Kryetar i Nënkomitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Sigurisë Kombëtare dhe William Keating, Kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën, Energjinë, Mjedisin dhe Kibernetikën.

Ata në mënyrë eksplicite kërkojnë nga rrjetet sociale që të shënojnë përmbajtjen si dëshmi të mundshme të krimeve të luftës dhe krimeve të tjera.

YouTube, TikTok, Twitter dhe Facebook nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga NBC News. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Mercedes shet veturën më të shtrenjtë në histori

Press

Kalojmë me të 1/3 e jetës sonë, ja si po përdoret interneti në mbarë botën

Press

Më shumë se 200 aplikacione kanë shpërndarë spyware për vjedhjen e të dhënave

Press

Së shpejti mund të paguani vetëm me fytyrë apo shenjë gishtash

Press

SHBA paralajmëron për rrezikun e punësimit të punonjësve të IT-së nga Koreja e Veriut

News Desk

OnePlus prezantonin Ace Racing, telefonin për “gejmerë” me buxhet të limituar

News Desk