Press Online
TEKNOLOGJI

Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C

Apple po teston iPhone-at me portin e karikimit USB-C, sipas një raporti të ri nga Bloomberg nga pëshpëritësi i Apple, Mark Gurman, duke lënë kështu portin e karikimit Lightning.

Por telefonat me këtë lloj porti nuk mund t’i prisni në linjën e iPhone të këtij viti, pasi ndryshimi nuk do të ndodh deri në vitin 2023, afati më i hershëm, thotë Gurman, transmeton Telegrafi.

Raportoi vjen pas postimeve të analistit të Apple, Ming-Chi Kuo këtë javë, duke treguar se Apple do të kalonte në USB-C në gjysmën e dytë të vitit 2023, që me sa duket do të jetë kur do të lansohet linja e iPhone për atë vit.

Ndërrimi do të ishte i madh, megjithëse nuk është një surprizë e plotë. Apple tashmë ka zhvendosur iPad Pro, iPad Air dhe iPad Mini në USB-C.

BE-ja zbuloi një propozim në shtator ku do të kërkonte që shumë pajisje, përfshirë telefonat inteligjentë, të përfshinin porte USB-C – Gurman thotë se ky legjislacion ishte “një arsye kryesore” për lëvizjen e Apple për të shqyrtuar ndryshimin.

Thashethemet kanë qarkulluar gjithashtu për Apple që po punon për zhvillimin e një iPhone-i pa port. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Mercedes shet veturën më të shtrenjtë në histori

Press

Kalojmë me të 1/3 e jetës sonë, ja si po përdoret interneti në mbarë botën

Press

Më shumë se 200 aplikacione kanë shpërndarë spyware për vjedhjen e të dhënave

Press

Së shpejti mund të paguani vetëm me fytyrë apo shenjë gishtash

Press

SHBA paralajmëron për rrezikun e punësimit të punonjësve të IT-së nga Koreja e Veriut

News Desk

OnePlus prezantonin Ace Racing, telefonin për “gejmerë” me buxhet të limituar

News Desk