Press Online
GLOBI

India merr një vendim të papritur, ndalon eksportet e grurit në mes të mungesës globale

Papritmas India ka ndaluar të gjitha eksportet e grurit për shkak të frikës se mund të përballet me mungesë të tij, përkundër premtimeve të mëhershme se do t’i rrisë ato për të ndihmuar në ushqyerjen e pjesës tjetër të botës.

Ukraina është një eksportues i madh i drithërave si gruri, por nxjerrja jashtë vendit të të korrave është penguar nga pushtimi i Rusisë. India – një nga furnizuesit e tjerë të mëdhenj në botë – kishte ndërhyrë, duke thënë se po synonte rekord në eksporte të grurit këtë vit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Por tani ajo ka ndryshuar papritur kursin, duke thënë se duhet të garantojë së pari sigurinë e saj ushqimore.

Ekspertët thonë se inflacioni që bëri që çmimet brenda Indisë të rriten, së bashku me një valë të papritur të të nxehtit që ka shkaktuar frikën për një korrje më të paktë, qëndrojnë pas këtij vendimi.

Kjo mund të përbëjë një problem të madh për pjesën tjetër të botës. Midis tyre, India dhe Ukraina janë pas rreth një të tretës së shitjeve vjetore globale të grurit.

Lajme të ngjashme

Rusia merr një vendim për Presidentin Biden

Press

Rusia thotë se ka shkatërruar armë perëndimore të destinuara për Ukrainën

Press

Rusia ia ndal gazin Finlandës

Press

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën – çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

Press

Zelensky: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Press

Valë e re shqetësuese Covid-i në SHBA

Press