Press Online
SPORT

Nuk ka marrëveshje mes Perisic dhe Chelseat

U raportua nga Sport Mediaset se Chelsea ka arritur marrëveshje me Ivan Perisicin për ta transferuar si lojtar të lirë nëkëtë verë.

Mirëpo, Fabrizio Romano raporton se ende nuk ka asgjë mes të dyja palëve, por kroati është duke u pëlqyer nga Thomas Tuchel.
Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Bluve dhe Perisicit, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe është në bisedime me Interin për ta rinovuar.Mirëpo, sipas Romanos, Nerazzurët duhet të rrisin ofertën e tyre nëse duan ta mbajnë kroatin në skuadër, pasi që ka skuadra të interesuara për të.

Interi nuk dëshiron të humbasë kroatin, por koha po mbaron dhe ata duhet të rrisin ofertën e tyre aktuale. Zikaltërit i kishte ofruar një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro neto plus bonuset.

Lojtari thuhet se do të preferonte një marrëveshje trevjeçare me një pagë pak më të lartë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Ky është objektivi kryesor i Realit, pasi dështoi me Mbappen

Press

Mbappe: Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj aventurën me PSG-në

Press

Bale drejt rikthimit në Angli?

Press

Arrihet marrëveshja për rikthimin e Pogbas te Juventusi, këto janë detajet

Press

Arrihet marrëveshja, Thomas Strakosha kalon si lojtar i lirë te klubi i njohur anglez

Press

Juventusi vendos për Moratan

Press