Press Online
TEKNOLOGJI

Starlink furnizon me internet 32 vende të botës

Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës.

Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon Musk tha përmes Twitterit se Interneti Starlink tani është i disponueshëm në 32 vende, duke përfshirë pjesë të Australisë, Brazilit, Kilit, SHBA-së, Kanadasë dhe shumicës së Evropës, dhe se pajisjet mund të dorëzohen “menjëherë”.
Kroacia fqinje është tashmë ndër vendet ku Interneti Starlink është i disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë ende në pritje. Starlink erdhi në jetë vitin e kaluar, ku nga shtatori i vitit 2021 ishte i disponueshëm në 12.

Musk gjithashtu ka zbuluar një hartë të mbulimit të Starlink, ku e kaltra e lehtë tregon vendet ku Starlink është i disponueshëm, kaltra pak më e errët përfaqëson vendet në “listën e pritjes” ndërsa e kaltra krejtësisht e errët tregon vendet ku Starlink do të jetë i disponueshëm “së shpejti”.
Ndërsa SpaceX lëshon satelitë të rinj Starlink dhe rrit konstelacionin, shpejtësia e internetit po rritet. Vonesa është më e lartë në krahasim me rrjetet fikse (40 dhe 14 milisekonda), por shumë më e mirë në krahasim me opsionet e tjera satelitore duke përfshirë HugesNet (729 milisekonda) dhe Viasat (627 milisekonda). /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Mercedes shet veturën më të shtrenjtë në histori

Press

Kalojmë me të 1/3 e jetës sonë, ja si po përdoret interneti në mbarë botën

Press

Më shumë se 200 aplikacione kanë shpërndarë spyware për vjedhjen e të dhënave

Press

Së shpejti mund të paguani vetëm me fytyrë apo shenjë gishtash

Press

SHBA paralajmëron për rrezikun e punësimit të punonjësve të IT-së nga Koreja e Veriut

News Desk

OnePlus prezantonin Ace Racing, telefonin për “gejmerë” me buxhet të limituar

News Desk