Press Online
KULTURË

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

Jose Angel Buesa
Përktheu: Fatbardha Statovci

Nga fundi i errët i një nate të paepur po vij
yjet i sodis krejt i habitur.
Fajin e pranoj posa te porta jote mbërrij
e një pëllumb bardhok për supi më është puthitur.Para satës portë zemra ime e përulur ndalet në vend
me dorën e shtrirë posi një lypës i moçëm;
në kopsht qeni yt nga gëzimi leh gjithë shend,
sepse, sidoqoftë, vazhdon të jetë miku im i sotshëm.

Trëndafili që nuk rritej u rrit më në fund
tani gonxhet prapa portës së hekurt ofron:
Kam ndryshuar shumë nga ajo ditë gjithashtu edhe unë
se netët e mërgimit yjësia s’i mbulon.Ndoshta prapa portës së mbyllur shpirti yt është i hapur;
por me ta hapur portën tënde, sikur një lypësi i hapet pa një pa dy,
shikomë ëmbëlsisht, krejt e shushatur, atëherë do ta kuptosh që s’jam kthyer… sepse gjithmonë isha me ty! / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Letra e Lasgushit për të bijën: Nuk më vjen frikë të vdes, nëse jam në duart e tua

Press

George Orwell dhe alegoria politike te vepra monumentale, “Ferma e Kafshëve”

Press

Kur Shqipëria ngriti Bordin kundër abuzimeve: viti 1934

Press

12 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut, ikonës së papërsëritshme të kinematografisë shqiptare

Press

Nuk pashë kurrë paqe – shuhet shkrimtari i shpresës

Press

Miqësia sekrete e Mark Tuenit me Nikola Teslën

Press