Press Online
RAJON

Hovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë të ditur se është takuar me liderët e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave që vijnë nga kjo parti.

Ai tha se nga takimi me ta nuk kishte asnjë surprizë, pasi ata, sipas tij, ndanë shqetësimet që i kanë shprehur publikisht, teksa bëri të ditur se vet ambasadori ndau përkushtimin e ShBA-së për disa parime, duke përfshirë këtu pavarësinë e Kosovës qysh nga 2008-ta.

“Njëra është duke e bërë të qartë se SHBA-të e kanë pikëpamjen shumë të qartë dhe që nga viti 2008 se Kosova është shtet sovran, i pavarur, demokratik…dhe SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, është shprehur Hovenier për Kossev, transmeton Klankosova.tv.

Për median serbe, Hovenier tha se ShBA-të e kanë të qartë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit.

“Ne e dimë se ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit ku jam ulur tani, teksa jam ulur në Mitrovicë”, është shprehur Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ShBA-të mbeten të përkushtuara që të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe privilegje.

Lajme të ngjashme

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE/ Ja kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Press

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

Press

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Press

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Press

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Press

Lajçak: Mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën kurrë s’ka qenë më e fuqishme

Press