Press Online
MAQEDONI

Michel: Pozita e Ramës për ndarje nga RMV-ja, e arsyeshme

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se personalisht e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, të ndërmarrë deri tani nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë, sepse sa më shumë të jenë, aq më të mëdha do të jenë aftësitë për të bashkëpunuar, për të forcuar strukturat ekonomike. Kjo do ta lehtësojë edhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian”, tha Michel në një konferencë për mediat në Tiranë.

Ish-kryeministri belg tha gjithashtu se e kupton qëndrimin e Ramës për të kërkuar ndarjen e procesit të integrimit nga Maqedonia e Veriut, nëse dy vendet nuk nisin negociatat në qershor. “Natyrisht që në Shqipëri ka padurim për të nisur negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë. Ne do ta bëjmë vlerësimin në muajin qershor. Nëse kjo nuk ndodh, duhet ta rishohim situatën. Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe e përligjur”, tha Michel.

Në nismën për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nuk kanë pranuar të marrin pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Lajme të ngjashme

Ahmeti: Jemi në rrugë të duhur, duhet të punojmë së bashku!

Press

Talat Xhaferi mbetet kryetar i kuvendit

Press

Gencovska: Nuk ka propozim të ri francez, gjithçka varet nga Shkupi

Press

Mickoski: Pushteti propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë

Press

Kovaçevski: Propozimi i ri francez do të kaloj në të gjitha filtrat para se të merret vendimi final

Press

Mishel: Kemi zgjidhje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, tani është koha të thuhet po

Press