Thomas Strakosha pritet që karrierën ta vazhdojë në Premierligë. Portieri shqiptar raportohet se ka arritur marrëveshje me Fulhamin, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do jetë sërish pjesë e elitës së futbollit anglez.
Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha me klubin anglez ka arritur marrëveshje për një kontratë 4-vjeçare, transmeton Gazeta Express.
Mes palëve thuhet se tani mungojnë vetëm edhe detajet e fundit për zyrtarizimin e marrëveshjes. Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. 27-vjeçari te Fulhami do të kalojë si lojtar i lirë.
#Calciomercato | @FulhamFC, operazione in chiusura per #Strakosha https://t.co/ELC0Ll3KpY
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) May 21, 2022