Press Online
SPORT

Bale drejt rikthimit në Angli?

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez. Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

“The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.

Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë klubet e interesuara për Balen. Southamptoni thuhet se është më favorit për të nënshkruar me 32-vjeçarin, pasi që ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij klubi.

Bale kishte debutuar me skuadrën e parë të Southamptonit në vitin 2006, teksa një vit më vonë u transferua te Tottenhami.

Megjithatë, më herët është raportuar se mund të transferohet edhe te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Cardiff City. Mbetet të shihet në verë se cili do të jetë destinacioni i radhës i Gareth Bales.

Lajme të ngjashme

Ish-presidenti i Bayernit: Barcelona të ndalojë ofertat për Lewandowskin

Press

Mallorca i ofroi veç 8 milionë euro për Muriqin, u refuzua nga Lazio

Press

Zyrtare: Lukaku rikthehet tek Interi

Press

Kupa e Botës po afron, ju njohim me disa kuriozitete të kësaj gare madhështore

Press

Nën hapat e të atit, Cristiano Jr nuk humb kohë, stërvitet së bashku me Ronaldon

Press

Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Press