Press Online
RAJON

Edi Ramës i prezantohet plani për portin e Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim një delegacion nga Holanda, të cilët i kanë prezantuar planin për Portin e Durrësit. Në këtë projekt parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë, raporton Express.

Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal. Pasi u prezantua projekti, Rama tha se ky do të bëhet praktikisht edhe port i Prishtinës.

“Shkëlqyer, pra ju keni shtuar Prishtinën apo jo. Është fantastike, praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës”, tha Rama.

Pamjet se si do të duket ky projekt i ka publikuar vetë Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

“MIRËMËNGJES  dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030“, ka shkruar Rama.

 

Lajme të ngjashme

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE/ Ja kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Press

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

Press

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Press

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Press

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Press

Lajçak: Mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën kurrë s’ka qenë më e fuqishme

Press