Press Online
RAJON

Kryediplomati austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE

Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.

“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe. Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.

Ndryshe, aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot sot në Torino të Italisë.

Lajme të ngjashme

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE/ Ja kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Press

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

Press

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Press

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Press

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Press

Lajçak: Mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën kurrë s’ka qenë më e fuqishme

Press