Press Online
MAQEDONI

LSDM: VMRO-DPMNE është parti kriminale

Aktgjykimi për rastin “TNT” për rrënimin e “Kosmos” rikonfirmoi se VMRO-DPMNE është parti kriminale me tapi, akuzojnë nga LSDM.

Në rastin “TNT” janë dënuar me burg Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

“Aktgjykime të shumta konfirmojnë indikacionet për krime të rënda të kryera përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”. U vërtetuan pretendimet se Nikolla Gruevski është frymëzuesi i shumicës së krimeve dhe Mile Janakievski është autori i tyre.

Është i njëjti Gruevski që Mickoski fillimisht e kishte këshilltar, e më pas sekretar të përgjithshëm të partisë, i njëjti Gruevski që e vendosi Mickoskin në një kolltuk në Pallatin e Bardhë”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Ahmeti: Jemi në rrugë të duhur, duhet të punojmë së bashku!

Press

Talat Xhaferi mbetet kryetar i kuvendit

Press

Gencovska: Nuk ka propozim të ri francez, gjithçka varet nga Shkupi

Press

Mickoski: Pushteti propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë

Press

Kovaçevski: Propozimi i ri francez do të kaloj në të gjitha filtrat para se të merret vendimi final

Press

Mishel: Kemi zgjidhje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, tani është koha të thuhet po

Press