Në Departamentin policor të Kodrës së Diellit dje rreth orës 11.00 është lajmëruar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës në qendër të fshatit në vendin e quajtur “Poroj” gjatë gërmimit me një makinë pune janë gjetur dy thasë me granata.
Me autorizim të prokurorit publik, MPB sot informoi se ekip i SPB-së Tetovë ka mbikëqyrur vendin dhe është konstatuar se bëhet fjalë për tri granata raketore, një granatahedhës kumulativ RPG, një minë tromblon me mbushje dhe shtatë granata me mbushje 60 mm pjesërisht të gërryer.
Nga eksperti i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim- Shkup, mjetet shpërthyese janë marrë në mënyrë të sigurt dhe është konstatuar se janë eksplozivë të prodhimit kinez dhe jugosllav.